Lajme

Babai lë pa bukë djalin e mitur, denoncohet në polici

Policia e Korçës ka proceduar penalisht ditën e sotme një 47-vjeçar me iniciale V.B nga fshati Belorta.

V.B duket se nuk është kujdesur për djalin e tij 13-vjeçar, të cilin e kishte nënkujdesari, pas ndarjes nga bashkëshortja.

Policia e Korçës bëjnë me dije se ai kishte edhe dy fëmijë të tjerë, të cilët gjykata ia kishte lënë nënkujdestari ish-gruas.

Ka qenë vetë fëmija, i cili ka treguar në policia se babai nuk kujdesej për të, ku shpesh herë edhe nuk i jepte bukë për të ngrënë.

Pas kësaj ngjarje, fëmija do të kalojë nënkujdestari të nënës së tij, ndërsa do të ndihmohet nga bashkia dhe Shërbimi Social.

Show More

Related Articles