LajmeTe gjitha

Banorët e Novoselës në reagim të ashpër,Duam zgjidhje për lumin,jo makarona dhe sheqer

Duam zgjidhje për lumin,jo makarona dhe sheqer. Banorët e Novoselës në reagim të ashpër,për të zgjidhur një situate problematike të përsëritur për cdo dimër.

Mbërrijnë ndihmat e para për banorët e përmbytur të zonës së Novoselës,debate nga të prekurit. Janë 130 pakot e para të cilat kanë mbërritur në njesinë administrative Novoselë,ndërsa në momentin e nisjes së shpërndarjes së tyre,banorët e Novoselës kanë shpërthyer duke kërkuar zgjidhje për situatën e permbytjeve që perseritet për cdo vit dhe jo ndihma që nuk u japin asnje zgjidhje për demet e shkaktuara.

Banoret kanë kerkuar zgjidhje të situates dhe ngritjen e argjinatures që do të pengoje vërshimin e lumit drejt banesave dhe biznese te tyre dhe jo ndihma qe nuk sherbejne pera asgje.

Kryebashkiaku Leli ka konfirmuar ngritjen e grupeve per te verifikuar demet,qe do te jete nje pune 15 ditore verifikimesh,nderkohe që banoret nuk klanë munguar te percjellin problematikat aktuale,duke kerkuar zgjidhje të situates për te mos shkaktuar sërish permbytje,nderkohe qe mes debateve te ashpra vete banoret kane kerkuar qe te demshperblehen ata te cilet kane pesuar realisht deme.

Ndërkohe pak dite pas permbytjeve situata ne fshatrat e Novoseles vijon te ,mbetet problematike,ne banesa ne te cilat pavarsisht se uji eshte larguar duken qarte shenjat e permbytjes.

Mobilje te demtuara,banesa ende nen lageshtire. Deme ne tokat bujqesore.

Banoret e Novoseles mbeten ende te shqetesuar,ndersa kerkojne zgjidhje nga shteti.

Duke perseritur demet e shkaktuara,dhe pare situaten e krijuar banoret vijojne te kerkojne ndihme,te demshperblehen ata qe jane demtuar realisht dhe zgjidhje te argjinatures per te mbrojtur vershemin e lumit Vjose drejt banesave dhe tokave bujqesore.

Situata ne Novosele dhe fshatrat e kesaj njesie eshte ende nen efektin e permbytjeve,banesat dhe tokat bujqesore qe sot disa dite pas vershemimit te lumit Vjose tregon qarte nje situate te veshtire qe po kalojne realisht banoret.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm