PolitikeTe gjitha

Basha, Emra të njohur të botës së krimit në vend dhe familje mafioze që veprojnë në vendin tonë…

Lajmi është konfirmuar nga kreu i PD-së, Lulzim Basha, sonte në studion e emisionit “Opinion”, ndërsa theksoi se opozita ka denoncuar me emra dhe për hir të këtij denoncimi, Edi Rama i ka hedhur t’i bëjnë shantazh dhe kërcënime opozitës dhe kreut të saj. Emra të njohur të botës së krimit në vend dhe familje mafioze që veprojnë në vendin tonë, kanë shantazhuar opozitën shqiptare dhe liderin e saj.

Basha theksoi se këto kërcënime vijnë gjithmonë ditën e mërkurë, para të enjtes me arsyen për t’i mbyllur gojën opozitës. “Ky është Edi Rama, të mërkurën hedh cubat për të kërcënuar opozitën, të enjten hedh Gramoz Ruçin për t’i mbyllur gojën opozitës”, tha Basha, raporton “Opinion.al”

Më shumë

Artikuj të ngjashëm