Politike

Basha-Ramës: T’i japim fund kësaj krize politike

Kryeopozitari Lulzim Basha i ka bërë ftesë kryeministrit Rama nga çadra duke thënë se është gati për dialog. Sipas Bashës, Rama është mësuar që bën monologje dhe ua paraqet shqiptarëve dhe sipas tij dialogu nuk mund të jetë monolog.

“Ne erdhëm në këtë betejë me një synim, që për ne është një lëvzije paqësore dhe ti bashkojmë shqiptarët për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Sot ishoh këtu të djathtë dhe të majtë të bashkuar në fitoren që nga pret. Kemi kërkuar dialog, tani prej 5 ditësh presim që ky dialog të marrë formë. Dialogu refuzohet nga ai që është mësuar t’i flasë popullit me  monologje. Kurrë nuk është vonë, edhe sot nga ky shesh ftesa ime është t’i japim fund kësaj krize politike”,- u shpreh Bash nga çadra e prej mbi 50-ditëve.

Basha falenderoi të pranishmit që në krye të herës që i janë bashkuar lëvizjes dhe ftoi partitë jashtë opozitës që të bashkohen në zgjidhjen e ngërçit.

“Nga ky shesh i kemi thënë jo konfliktit, jo nxitjes së shqiptarëve kundër njëri-tjetrit. Më lejoni të falenderoj qindra mijëra shqiptarë që iu bënë pjesë kësaj lëvzije që ka vendosur kauzën për bashkimin e shqiptarëve rreth BE si fitoren e çdo shqiptari. Më lini të falenderoj të gjithë faktorët politkë, brenda koalicionit poltik, 27 prej të cilave ndodhen sot këtu, falenderoj edhe ato forca që nëse duan mund të jenë pjesë e kësaj zgjdhje kombëtare. Më lini të ftoj bashkëqytetarët të bashkohen  duke i falenderuar për mbështetjen që i dhanë kauzës sonë, Dita e fitores është afër”,- përfundoi Basha

Show More

Related Articles