Lajme

Bashkitë nuk paguajnë sigurimet e punonjësve, tatimet do t’u bllokojnë llogaritë

13 bashki të vendit janë në listën e debitorëve të këqinj në institucionin e Tatimeve.

Drejtoria e Përgjithshme Tatimeve parashikon të nisë arkëtimin e detyrimeve me force ndaj tyre.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, 9 nga bashkitë janë kualifikuar si borxhlinj të këqij pas hyrjes në fuqi të reformës territorial, për shkak të mospagimit të sigurimeve shoqërore të stafit të punonjësve.

Një premisë e cila bëhet shkak për mungesë pensioni për qindra punonjës të administratës vendore.

Nga institucionet shtetërore është vënë re një mungesë korrektese për pagat e sigurimeve nga ndërmarrjet e Ujësjellësit, Bashkitë dhe disa Agjenci Rajonale.

Me reformën territoriale, një raport i përgjithshëm i bërë në të gjitha komunat dhe bashkiteë e vendit ka nxjerrë në pah detyrimet e prapambetura të institucioneve Publike e Administratës Vendore janë 65 milionë euro, mbi 0.5% e PBB.

Ja për cilat bashki bëhet fjalë:

1- Bashkia Poliçan

2- Bashkia Kavajë

3- Bashkia Rrogozhinë

4- Bashkia Fushë Krujë

5- Bashkia Krujë

6- Bashkia Shijak

7- Bashkia Divjakë

8- Bashkia Memaliaj

9- Bashkia Përmet

10- Bashkia Tepelenë

11- Bashkia Libohovë

12- Bashkia Sukth

13- Bashkia Himarë

Më shumë

Artikuj të ngjashëm