Opinion

Bejtja: “Jugosllavia e re’”, masturbim mbi Ballkanin

Analisti i njohur, Andi Bejtja e ka cilësuar takimin e sotëm të kryeministrave të Ballkanit Perëndimor si masturbim mbi Ballkanin.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Bejtja thekson se e gjithë kjo shfaqe e Ramës është për të tërhequr vëmendjen nga problemet e vërteta të Shqipërisë, pasi Rama nuk di si të përgjigjet kur e pyesin për ekonominë, ndërsa për Jugosllavinë e re, ai e ka gjithnjë një përgjigje.

Ja postimi i Bejtjës:

“Masturbime shqiptare mbi ballkanin!

Jugosllavia re, konfederate ballkanike, plani x, plani y …frikëra inekzistente…dhe folklor …bëjnë fiks atë që Rama do dhe fiks një ditë para se të shpallë qeverinë: t’i japin një peshë që nuk e ka jo vetëm ai po asnjë nga liderët ballkanikë.

Këta që ishin sot në Durrës nuk vendosin dot për veten e vet, jo më të prishin gjeopolitikën e Europës apo dhe më gjerë…qoftë me bekim Rus, qoftë me bekim Iranian…Ramës i duhet kërkuar plani ekonomik për Shqipërinë, se po i kërkuam llogari për konfederatën ballkanike a të ashtëqujturën Jugosllavi të Re e gjen një përgjigje, për të parën e ka vështirë të përgjigjet”.

Show More

Related Articles