Lajme

Belgjikë: Ekzekutohet me 2 plumba i riu shqiptar

Mëngjesin e djeshëm, një shqiptar është ekzekutuar me dy plumba në Bruksel, Belgjikë.

Sipas mediave, bëhet fjalë për Kreshnik Gjini, 31 vjeç, i cili përdorte identitetin Niko K.

31  -vjeçari shqiptar është ekzekutuar në Belgjikë me dy plumba mëngjesin e së martës në Saint-Denis në komunën e Forestit, nga persona ende të paidentifikuar.

Sipas një dëshmitari të marrë në pyetje nga prokuroria e Brukselit, kanë qenë dy persona që i kanë zënë pritë shqiptarit në një parking në zonën e Abbey Forest.

Në një deklaratë për shtyp zëdhënësi i zyrës së prokurorit publik të Brukselit, Ine Van Ëymerschëe ka thënë:

“Autorët pastaj ikën nga parku i Abbey. Djali vdiq në vend, pas dy të shtënave që mori”.

Sipas dyshimeve, krimi mund të ketë ndodhur për motive gjakmarrje.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm