Lajme

Bënte kontraband të naftës, arrestohet (Foto)

Elbasan

Masa për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e rasteve të kontrabandimit të naftës nga Maqedonia në zonën e Librazhdit dhe Prrenjasit.

Proçedohet penalisht një shtetas pasi dyshohet se tregtonte në mënyrë të përsëritur naftë në ambientet e lokalit dhe të banesës, të cilën e merrte në Maqedoni.

Sekuestrohen 8 bidona me nga 10 litra naftë secila.

Specialistët e Sektorit për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për tentativën për futje kontrabandë të naftës nga Maqedonia si dhe në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast të kontrabandimit të naftës.

Në këtë kuadër është proceduar penalisht shtetasi I.R., banues në fshatin Qukës Prrenjas.

Proçedimi ndaj tij, filloi pasi në ambientet e lokalit dhe të banesës së tij tregtonte naftë që e merrte nga shteti Maqedonas me mjetin e tij tip “Benz” .

Gjatë kontrollit të ushtruar nga grupi hetimor në ambientet e lokalit dhe të banesës, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8 bidona me nga 10 litra secila.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Tregtimi dhe Transportimi I mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave” parashikuar nga nenet 178 dhe 180 të Kodit Penal.

Fotografia e Policia e Shtetit

Fotografia e Policia e Shtetit

Fotografia e Policia e Shtetit

Më shumë

Artikuj të ngjashëm