Lajme

Berisha: Ndëshkimi i Noriegës me rikthim të vizave për shqiptarët po bëhet realitet!

Ndëshkimi i Noriegës me rikthim të vizave për shqiptarët po bëhet realitet!

Shqipëria drejt vendosjes së sigurt të vizave.

Azilkërkuesit nga Shqipëria në Francë sa dyfishi i të gjitha vendeve të tjera të marra së bashku!

Të dashur miq,
Shqipëria po ecën drejt vendosjes të sigurt të vizave. Mediat njoftojnë se azilkërkuesit nga Shqipëria në Francë për periudhën janar-gusht arritën 7256 vetë, sa dyfishi i të gjitha vendeve tjera si Afganistan, Siri, Sudan, Haiti të marra së bashku. Mediat njoftojnë se autoritetet franceze shohin zgjidhje të vetme rikthimin e vizave për shqiptarët.

Javët që kaluan autoritetet e zbatimit të ligjit të Mbretërisë së Hollandës i dorëzuan parlamentit të vendit një raport, në të cilin informojnë për rritjen dy vitet e fundit me 700% të kriminalitetit shqiptar në këtë vend dhe rritje të madhe të azilkërkuesve nga Shqipëria.

Ky është një ndëshkim madhor që Edvin Kristaq Rama i bëri Shqipërisë. Ai po i privon shqiptarët nga arritja e madhe e jetës së tyre!

Më shumë

Artikuj të ngjashëm