Politike

Berisha: Takim me Presidentin e Fondit Shqiptaro – Amerikan të Ndërmarrjeve, zotin Michael Granoff.

Të dashur miq, sot prita në një takim Presidentin e Fondit Shqiptaro – Amerikan të Ndërmarrjeve, zotin Michael Granoff.

I shpreha vlerësimin më të madh për suksesin e projekteve të Fondit Shqiptaro – Amerikan të Ndërmarrjeve në tërësi në Shqipëri si dhe investimet serioze që janë bërë në të gjitha fushat nga ky Fond. Shpreha kënaqësinë që projekti i rindërtimit të qëndrave urbane, një inisiativë e Fondit ne bashkpunim me qeverine shqiptare e nisur me qeverine e mepareshme qe në vitin 20011, është projekti i vetëm i punve publike qe ecën në Shqipëri dhe kjo falë financimit dhe ekspertizës së Fondit.

Presidenti Granoff më informoi se projekti më i fundit në këtë drejtim do jetë Vlora, ku Fondi do investojë një shumë të madhe për rindërtimin e qëndrës së Vlorës. Gjithashtu në takim u diskutua për projektin e Fondit në arsim dhe në fusha të tjera

Në këtë kontekst i shpreha mirënjohjen më të thellë presidentit Granoff, bordit dhe punonjësve të Fondit, që me përkushtimin e tyre të madh, dashurinë për Shqipërinë e shndërruan Fondin Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve në historinë më të suksesshme në të gjitha vendet ish komuniste.

Në takim diskutuam për problemet kryesore në Shqipëri që janë krimi dhe korrupsioni dhe pamundësinë totate për t’i luftuar, për shkak të lidhjeve të Ramës dhe qeverisë me to, çka po largon investimet e huaja.

Biseda ishte e hapur dhe miqësore. sb

Më shumë

Artikuj të ngjashëm