Showbiz

Besi dhe Xhensila ndërrojnë mendje për dasmën

Edhe pse ishte përfolur 1 shtatori si datë e martesës së tyre, çifti i njohur ka ndërruar paksa planet.

Tani ata martohen sonte, por kjo është vetëm pjesa e parë e ceremonisë.
Siç e kishin bërë publike, Xhesi dhe Xhensila do të organizojnë dy ceremoni – njërën për familjarët dhe të afërmit dhe tjetrën për miqtë dhe personazhet e njohur VIP.

Dasma e shumëpërfolur e çiftit do të mbahet sot.

Kjo ceremoni do të jetë për familjarët dhe të afërmit ndërsa ceremonia tjetër, ajo që do të organizohet më 1 shtator, do të jetë për personazhet e njohur dhe miqtë e këngëtares dhe aktorit të humorit.

Besi dhe Xhensila nuk kanë preferuar të japin detaje, por është mësuar që në ceremoni do të jenë më shumë se 200 të ftuar.

Show More

Related Articles