Showbiz

Besi dhe Xhensila nisin kërcimin e parë, Nën tingujt e muzikës italiane

Xhensila Myrtezaj dhe aktori i humorit Bes Kallaku, kanë kurorëzuar sot në martesë dashurinë e tyre disa vjeçare.

Ndërkohë që në fillim Besi u shfaq me një kostum të zi, në momentin kur do të ngjitej në pistën e vallëzimit, ai ka ndërruar kostumin duke u veshur me një tjetër në ngjyrë vishnje.

Sakaq, edhe Xhensila s’mund të mbetej pas Besit e cila ka ndërruar gjithashtu fustanin e nusërisë. Nga një fustan që i zbulonte shpatullat, vjen me dekolte të hapur dhe me mëngë të gjata.

Kënga me të cilën kanë nisur kërcimin e parë, është ajo e këngëtarit italian Lorenzo Jovanotti “A te”.

Një këngë e bukur dashurie, si historia e Xhensilës dhe Besit.

Një detaj tjetër që vihet re nga kërcimi i tyre, është përdorimi i tymit duke krijuar idenë e reve – “një kërcim mbi re”. Detaj i ngjashëm me dasmën e Turjan Hyskës dhe Orinda Hutës.

Kujtojmë se Xhensila u ngjit në altar si një hirushe e vërtetë, madje në ceremoni mbërriti me një karrocë të kristaltë si hirushja në përralla.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm