Kulture

Besimin fetar në Zot e kanë zëvendësuar me besimin në parti …

Dëmi m’i madh që komunizmi i pruri kombit shqiptar rrëzimi n’anën morale, prishja e gjuhës, prishja e çdo vlefte kombëtare.

Besimin fetar në Zot e kanë zëvendësuar me besimin në partinë (domethenë n’enver e n’mehmet shehun), rreth së cilës krijuan një mistikë sikur ajo është e vërteta.

Ungjillin dhe Kuranin i zëvendesuan me markzizëm – leninizemin, i cili duhej besuar me të njëjtën bindje mistike sikur përmban të vërtetën absolute.

Gjatë luftës, iu bënin anëtarëve edukimin e ri sipas moralit komunist, se si të vrisnin mizorisht deri prindrit e tyre, si të gënjenin, se si të spiunonin shoku – shokun, se si të përdornin çdo mjet (ashtu edhe vajzat) për t’ia arritur qëllimit të partisë.

Ndonjë që stepej përpara krimeve më çnjerëzore, e dënonin ose e tallnin si tip të dobët që nuk xhvishej dot nga ndjeshmëria borgjeze.

Pra, ç’mund te pritet si zhvillim në një klime morali të këtillë, regjimi i komunizmit mburret për shkollat, për numrin e shkollave, për Institutin e Albanologjisë, për Universitetin, për punë të organizuara n’anën shkencore, letrare dhe artistike.

Por ç’vleftë kanë shkollat nëqoftëse nuk formojnë njerëz, dhe si mundet të formohen njerëzit në një sistem krimi, shtypje, përdhunimi, gënjeshtre, hipokrizie ku i duhet thënë të bardhës ” e zezë” dhe së zezës ” e bardhë”, nëqoftëse njeriu ka mundur të ngrihet lartë gjatë qytetërimeve, kjo ka ardhur pikërisht në sajë të lirisë së mendimit dhe të shprehjes së sinqertë dhe ndjenjës.

Komunistët nuk lejojnë asnjë tjetër mendim politik perveç atij që cakton partia.

Show More

Related Articles