Lajme

Bie nga kati i dytë, humb jetën në spital punëtori i ndërtimit në Gjirokastër

Një punëtor ndërtimi ka humbur jetën mëngjesin e kësaj të diele pasi ka rënë nga kati i dytë i një ndërtese.

Sipas policisë së Gjirokastrës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 16:30, ku shtetasi Gëzim Malka është paraqitur në spital, por nuk mundi ti rezistojë dot plagëve të marra.

Viktima dyshohet se është rrëzuar nga vendi ku ishte duke punuar.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Show More

Related Articles