Kuriozitete

Bota drejt zhdukjes/ ‘Lajmëtari i perëndisë’: Ja kur fillon lufta

I vetë shpallur si “Lajmëtari i Perëndisë”, Horacio Villegas paralajmëron se lufta bërthamore do të shpërthejë dhe se është afër. Villegas parashikoi presidencën e Donald Trump, tani ka parashikuar datën ku fillon Lufta e Tretë Botërore.

“Lajmëtari i Perëndisë”, mendon se lufta bërthamore do të shpërthejë këtë vit, në 100 vjetorin e vizitës së Zojës së Fatimes. Horacio nga Teksasi i SHBA-së, parashikoi fitimin e zgjedhjeve nga Trump që në vitin 2015. Ai gjithashtu etiketoi Presidentin e SHBA-së si “Mbreti i Illuminatit” i cili do të “sjellë botën në luftën e tretë botërore”.

Njëkohësisht, një nga profecitë e tij ishte edhe se Trump do të sulmonte Sirinë, tashmë fakt i vërtetë. Vizioni i tij i fundit erdhi tek ai në formën e një ëndrre, në prill, në të cilën Horacio thotë se “pa topa të zjarrit që binin nga qielli dhe godisnin tokën. Njerëzit ishin në përpjekje për t’u fshehur nga ky shkatërrim”,-shtoi ai.

Horacio pretendon se dita do të bjerë në 100 vjetorin e vizitës së Zojës së Fatimes, Virgjëreshës Mari, e cila filloi më 13 maj 1917. Në atë ditë, sipas besimit katolik, nëna e Jezuit vizitoi një fshat në Portugali dhe paralajmëroi se nëse ata nuk kthenin Rusinë në besim, Perëndia do të bënte kërdi në botë. Vizita e saj e gjashtë dhe e fundit u tha të jetë më 13 tetor 1917 dhe 100 vjetori i kësaj date po afron.

Horacio tha për tabloitin “Daily Star”se: “Mesazhi kryesor për njerëzit, është që duhet të dinë për t’u përgatitur pasi kjo luftë do të ndodh dhe përfundon me shkatërrime, tronditje dhe vdekje”.

Paralajmërimi vjen pasi Trump njoftoi se ka nisur bombarduesit supersonik B-1B nga baza ajrore e Guam dhe paralajmëroi se Amerika do t’i përgjigjej kërcënimeve me “zjarr dhe tërbim”, ndërsa Koreja e Veriut paralajmëroi planet për të sulmuar postën detare të SHBA./ koha jone

Më shumë

Artikuj të ngjashëm