Kuriozitete

Braktiset nga prindërit sepse lind pa krahë. Ja mrekullia që i ndryshoi jetën vogëlushes

Sapo e sheh këtë vogëlushe të dallon tiparet e saj të mrekullueshme: një buzëqeshje ëngjëllore dhe sytë blu.

Kjo vogëlushe është vetëm 2 vjeçe dhe veç tipareve të mrekullueshme ka një kufizim fizik që e privoi atë nga e drejta për t’u rritur nga prindërit biologjik.

Vasilina Knutsen u braktis nga prindërit biologjik sepse lindi pa krahë.

Asaj i mungojnë të dyja duart dhe ka të zhvilluara vetëm dy gishta nën krahun e djathtë.

Kushdo që e sheh në këtë gjendje mund të ndiejë keqardhje për të, por bukuroshja që tashmë mund të hajë më këmbë, është shumë fatlume, më shumë nga ç’mund ta merrni me mend.

Vasilina ka lindur në marsin e vitit 2015 në Sverdlovsk, kryeqytet i rajonit Sverdlovksij në Ukrainë.

Prindërit e saj biologjikë, edhe pse gëzojnë një pozitë shumë të mirë ekonomike, vendosën ta braktisnin fill pas lindjes, pasi nuk dëshironin të kujdeseshin për një fëmijë më probleme.

Këtu fillon edhe saga e vuajtjeve për vogëlushen Vasilina.

Ajo u transferua në një jetimore që ofronte programe adoptimi, ndonëse asnjë familje nuk do të interesohej për të.

Në muajin dhjetor të vitit 2015, një çift vendosi të vizitojë Vasilinën.

Chris dhe Elmira Knutsen, një çift rus që jetonte në Moskë, prindër të tre fëmijëve, kishin adoptuar 5 vjet më parë një djalë, i cili kishte lindur pa duar e këmbë për shkak të një sëmundjeje të rrallë gjenetike dhe dukej sikur kishte ardhur momenti të shtonin në familje një pjesëtare të re.

Ky çift bashkëshortësh kishin pasur eksperienca të shumta vullnetare në jetimore dhe spitale të ndryshme dhe nuk mund të mos ishin të ndjeshëm ndaj këtij rasti. Zonja e shtëpisë i pyeti fëmijët nëse ishin të gatshëm të prisnin një motër, por Radik, njëri prej fëmijëve ishte i vetmi që “refuzoi” pasi nuk dëshironte që motra e tij të vuante sikurse vëllai i madh i adoptuar. Por, mamaja e bindi që motra e tij kishte nevojë për një strehë të ngrohtë familjare dhe kështu ata vendosën të adoptonin Vasilinën dhe t’i ofronin familjen dhe dashurinë që i kishte munguar.

Rasti në fjalë do të bëhej viral pas publikimit të fotografive dhe videove të Vasilinës, e cila ushqehej dhe pikturonte me këmbë, duke na bërë kështu të kuptojmë se dashuria dhe mirësia e vërtetë ekzistojnë.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm