Lajme

Burrel, të shtëna me armë zjarri në një lokal


Të shtëna me armë zjarri ka ka patur ditën e sotme në qendër të Burrelit në një lokal, ku një person mësohet se ka mbetur i plagosur rëndë.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, nga të shtënat është plagosur A.D, 32 vjeç banues në Burrel, i cili ndodhet në spitalin e Burrelit jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 21.00, është marrë njoftim se në qytetin e Burrelit janë dëgjuar të shtëna arme.

Menjëherë forca të shumta policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar se para një lokali në qytetin e Burrelit, pas një konflikti të çastit  për motive të dobëta mes dy të rinjsh është qëlluar me armë ndaj shtetasit A.D, 32 vjeç banues në Burrel, i cili ndodhet në spitalin e Burrelit jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes deri tani janë gjetur dhe sekuestruar 2 gëzhoja.

Shtetasi qe ka kryer plagosjen është larguar menjëherë por është identifikuar nga Policia dhe është shpallur në kërkim.

Janë ngritur pika të shumta kontrolli dhe po krihet zona për të berë të mundur kapjen e aurorit

Show More

Related Articles