Politike

Bushati i kundërpërgjigjet Gjoshës: “Mos u shqetëso, ka vend edhe për kontributin tend”

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati do të jetë në krye të diplomacisë së Shqipërisë edhe për 4 vitet e ardhshme.

Përsa i përket ish – ministers së Integrimit Klajda Gjosha, qeveria “Rama 2” nuk dha shenja se integrimi në BE do të jetë një prioritet i kabinetit të ri.

Pas fjalës së ish – Ministres së Integrimi (institucion që tashmë është shkrirë brenda Ministrisë së Politikës së Jashtme) ka reaguar përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” ministri Bushati.

Bushati është shprehur se Integrimi i Shqipërisë në BE do të mbetet kryefjala e politikës së jashtme të vendit, dhe se qeveria është e gatshme e mirëpret kontributin e opozitës, përfshi edhe atë të Klajda Gjoshës.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm