Politike

CDU dhe KAS mbështesin Bashën dhe aksionin opozitar të Partisë Demokratike

Partia Kristian Demokrate gjermane dhe Fondacioni Konrad Adenauer mbështesin Partinë Demokratike dhe aksionin e saj opozitar.

Sot, një Këshilltar i Lartë i grupit parlamentar CDU – CSU, në Bundestag, zhvilloi një bashkëbisedim me deputetët e Partisë Demokratike në lidhje me mbështetjen për strategjinë dhe aksionin e PD –së përballë qeverisjes dhe për rrugën e ardhjes së saj në pushtet.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehu mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer të CDU –së.

Basha tha se PD do të angazhohet për ta thelluar bashkëpunimin në çdo drejtim.

Në prioritetet kryesore të Partisë Demokratike, renditet reforma e plotë zgjedhore që do të bëjë të mundur garantimin e votës së lirë e të ndershme, asgjesimin e shitblerjes së votës, dhe zhdukjes dhënies herë e mirë të manipulimit të vullnetit të qytetarëve.

Basha gjithashtu theksoi se krahas betejës së përditshme kundër keqqeverisjes, krimit dhe drogës, PD –ja do të konsolidojë alternativën e saj qeverisëse me mbështetjen dhe bashkëpunimin e ngushtë me partitë simotra europiane, në veçanti me CDU.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm