KurioziteteTe gjitha

Çështja shqetësuese e vijave që krijohen në lëkurë

Vijat në lëkurë janë një gjendje relativisht e shpeshtë e lëkurës. Ato nuk përbëjnë një problem të rëndësishëm mjekësor, duke mbetur një problem me natyrë kryesisht kozmetike.

Në mënyrë të ngjashme me shumë probleme të tjerë me natyrë kozmetike, personat e prekur prej vijave i shohin ato si çështje relativisht stresuese, pavarësisht nga fakti se ato rrallë kthehen në një problem të mirëfilltë shëndetësor.

Nga ana anatomike, këto vija paraqesin vraga lineare në shtresën e lëkurës së quajtur dermë, e shoqëruar nga një atrofi e epidermës.

Shkaktarët: Vijat prekin kryesisht atë pjesë të lëkurës që i nënshtrohet shtrirjes së vazhdueshme dhe progresive.

Indi lidhor i nënshtrohet një stresi gjithmonë e më të madh si rezultat i shtimit të volumit të pjesëve të ndryshme të trupit. Një shembull tipik është barku dhe gjoksi i grave shtatzëna, shpatullat e personave që merren me ushtrime dhe trupi i personave të prekur nga mbipesha.

Tendosja e lëkurës çon në degjenerim të qelizave të caktuara (mastocitet) me pasojë dëmtimin e fijeve të kolagjenit dhe elastinës. Një tjetër mekanizëm është përdorimi i zgjatur i kortikosteroidëve lokalë ose sistemikë. Edhe faktorët gjenetikë mund të luajnë rol në krijimin e vijave, por mënyra se si kjo ndodh është ende e paqartë.

Një sugjerim është se strijat shkaktohen nga prishja e lidhjeve të indit lidhor. Një tjetër hipotezë lidhet me mundësinë që strijat të shfaqen në ato zona të lëkurës ku ka më tepër lidhje rigide të kolagjenit, në raport me lidhje elastike.

Kjo e fundit është evidente gjatë shtatzënisë, ushqyerjes me gji, ngritjes së peshave dhe aktiviteteve të tjera stresuese për lëkurën. Gjithsesi, ndryshimet në mjedisin qelizor dhe intraqelizor gjatë formimit të vijave janë ende të pastudiuara.

Trajtimi: Në ditët tona, edhe me përparimet e mëdha në fushën e dermatologjisë, trajtimi i svijave është i mundur. Shmangia e rritjes dhe rënies së shpejtë nga pesha mbetet një mjet i mirë parandalues, veçanërisht tek shtatzënat.

Fillimi i hershëm i trajtimit (në stadin e quajtur striae rubra) ka gjasa të shoqërohet me efikasitet më të lartë në raport me stadin e vonshëm të strijave alba, ku qoftë mundësitë e trajtimit, qoftë efikasiteti i trajtimit reduktohet ndjeshëm.

Aloe vera: Aloe Vera është një prej bimëve më të mira për lëkurën tuaj. Përveçse trajton djegiet, ajo mund të bëjë mrekulli të vërtetë mbi vijat.

Është e thjeshtë për t’u përdorur: aplikoni aloe vera gel ose vaj mbi vijat dhe lëreni derisa lëkura ta përthithë. Gjithashtu, mund të përzieni aloe vera me vaj nga vitamina E dhe ta aplikoni mbi lëkurë.

Lagështia: Gjëja më e rëndësishme në trajtimin e vijave është lagështia e lëkurës. Konsumoni shumë ujë, përdorni shpesh kremra zbutës, shmangni kafeinën dhe pijet me sheqer dhe të gazuara. Këto zakone do të ndihmojnë trupin tuaj të qëndrojë i hidratuar.

E bardha e vezës: E bardha e vezës bën mrekulli për lëkurën tuaj. Sigurohuni që të aplikoni vetëm të bardhën e vezës. Mund ta bëni këtë dy herë në ditë për të përshpejtuar procesin e shërimit.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm