Kulture

Çfarë ndodh në shek. XIX, kur bie zjarr (Foto)

Në një prej regjistrave të Fondit "Mitropolia e Korçës", shënohen disa kronika

Çfarë ndodh në shek. XIX, kur bie zjarr?

Në një prej regjistrave të Fondit “Mitropolia e Korçës”, shënohen disa kronika që përshkruajnë ngjarje të ndodhura në disa fshatra apo në qytetin e Korçës në fund të shek. XIX – fillim të shek. XX.

Nga shënimet që mban, regjistri duket se kanë qenë pronë e familjes Canco nga Korça. I gjithë teksti është shkruar në greqisht. Njëra prej kronikave na tregon se më 10 shtator 1890, rreth orës 5 të natës, ra një zjarr pranë murit të Mitropolisë.

Disa nga djemtë e qytetit u hodhën mes flakëve si “tre djemtë në furrë”, duke shpëtuar qytetin nga djegia. Bamirësi Dhimitraq Mborja u dhuroi të dëmtuarve tre mijë grosh, për riparimin e dëmtimeve. Teksa, thotë kronika, zjarrfikësit osmanë treguan plogështi të madhe. Foto: AQSh.

Fotografia e Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave

Më shumë

Artikuj të ngjashëm