Teknologji

Çfarë thonë fotografitë në Instagram për shëndetin tuaj mendor?

Fotografitë e postuara në Instagram mund të zbulojnë shumë më shumë se sa çfarë kanë ngrënë për drekë apo ku kanë qenë për pushime

Ato gjithashtu mund të tregojnë gjurmë nëse ata janë në depresion.

Një hulumtim i ri ka zbuluar se njerëzit me një histori të depresionit shpërndajnë më shumë fotografi, përdorin disa filtër, dhe postoj më shumë fotografi që janë të zeza e hiri në ngjyrë.

Sipas këtij hulumtimi, Instagrami dhe rrjetet e tjera sociale mund të përdoren si mjete për të shikuar njerëzit me sëmundje mendore.

Hulumtuesit nga Harvard dhe Universiteti i Vermont kanë shikuar më shumë se 43 mijë fotografi nga 166 përdorues, ku 71 prej tyre kishin histori me depresion.

Ata kanë analizuar ngjyrën e fotografive, dritën, filtrat dhe nëse në to ka fytyra.

Ata kanë zbuluar se përdoruesit me histori depresioni, postojnë më shumë fotografi, dhe fotografi që kanë tendencë të jenë “më të errëta, të kaltër e hiri”.

Rezultati padyshim nuk vlen për të gjithë përdoruesit e Instagramit, hulumtuesit kanë analizuar mijëra fotografi, por ata ishin nga një numër relativisht i vogël i njerëzve.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm