Lajme

CIA: Shqipëria vendi i prodhimit dhe kultivimit të lëndëve narkotike nga Amerika e Jugut në Europë

Bazuar raportin e fundit të të dhënave mbi Shqipërinë, nga Agjencia Qendrore e Inteligjencës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (CIA) rezulton se vendi ynë mbetet gjithnjë pikë aktive e kalimit të paligjshëm të drogave si kanabis sativa nga Azia jugperëndimore drejt Ballkanit.

Sipas CIA -s, edhe kokaina që vjen nga Amerika e Jugut me destinacion Europën Perëndimore kalon ilegalisht nga Shqipëria.

Të dhënat e CIA -s tregojnë se ka një rritje të prodhimit të kanabisit në vend si dhe një zgjerim të organizatave shqiptare të trafikimit në Europë.

Gjithashtu, CIA e klasifikon Shqipërinë edhe si një vend ku kryhet lehtësisht pastrimi i parave i lidhur me trafikimin rajonal të narkotikëve, armëve, kontrabandës dhe kalimit të paligjshëm të shtetasve të huaj.

Raporti i fundit i të dhënave të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës së SHBA -së, është publikuar në fillim të muajit gusht të këtij viti.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm