Kuriozitete

Çifti mbretëror njofton së shpejti do të vijë në jetë fëmija i tretë

Princi William dhe Kate Middleton do të bëhen sërish prindër.

Ata presin fëmijen e tretë.

Lajmi është konfirmuar nga Pallati Mbretëror me anë të një njoftimi në rrjetin social “Twitter”.

Ja çfarë shkruhej në njoftim:

“Duka dhe dukesha i Cambridge -it janë shumë të lumtur t’ju njoftojnë që së shpejti do të vijë në jetë fëmija i tretë”.

Aktualisht çifti ka dy fëmijë, princin George 4 vjeç dhe princeshën Charlotte 2 vjeçe.

Ashtu si edhe në dy shtatëzanitë e para, edhe në këtë shtatzëni thuhet se Kate ka të njëjtat probleme, pasi vuan nga “hyperemesis gravidarum”, gjendje e përkeqësuar në orët e para të mëngjesit.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm