Kuriozitete

Cilat janë pesë shtetet me inteligjencën më të lartë në botë?

Një studim i fundit, i kryer nga një institut ndërkombëtar edukativ që ka hulumtuar dhe analizuar zonat e zakonshme të interesit për të kuptuar se cilat shtete e kanë inteligjencën më të lartë mesatare ka arritur në përfundimin se pesë shtetet me inteligjencën më të lartë në botë janë:

5-Singapori (mesatarja e inteligjencës: 103)

Ky shtet njihet si një nga shtetet me teknologjinë më të avancuar në botë, ndërsa inteligjenca mesatare është 103.

4-Tajvani (mesatarja e inteligjencës: 104)

Tajvani, përfiton nga forca punëtore tejet e aftë dhe inteligjente në aspektin teknologjik, dhe është një nga shtetet më të edukuara në botë, ku shumica e popullit e ka të kryer shkollimin.

3-Japonia (mesatarja e inteligjencës: 105)

Përveç se njerëzit në Japoni jetojnë më së shumti, Japonia është edhe shtet udhëheqës në hulumtimet shkencore dhe teknologji. Mesatarja e inteligjencës është 105, kështu Japonia është vendi i tretë më i mençur në botë.

2-Koreja e Jugut (mesatarja e inteligjencës: 106)

Koreja e Jugut është një shtet tejet i zhvilluar në aspektin teknologjik dhe posedon një fuqi punëtore të motivuar, edukuar dhe të aftë, me një inteligjencë mesatare prej 106 që gjithashtu është edhe një nga shtetet me performancën më të mirë në leximin e literaturës, matematikës dhe shkencës në përgjithësi.

1-Hong Kongu (mesatarja e inteligjencës: 107)

Titulli i vendit më inteligjent në botë i përket Hong Kongut, një vend i vogël në Azinë Juglindore politikisht është pjesë e Kinës, por si një territor autonomy, i cili e mirëmban sistemin e vet politik dhe ekonomik duke u mbështetur në fuqinë punëtore të njohur si punëtorë të zellshëm, të mençur dhe të aftë!

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

Lexoni edhe...

Close