LajmePolitike

Ç’ka ndodhë 57 orë para bombardimeve në Siri?

Të martën në mëngjes, presidenti i SHBA, Donald Trump, në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, kishte shikuar videon televizive të fëmijëve të vdekur të cilët u vranë me gaz në Siri.

Në atë moment, sipas një raporti të brendhshëm që kishte nxjerrë dhe përshkruar “Wall Street Journal”, Donald Trump vendosi se ai duhet të veproj. Por, për këtë nuk kishte asnjë plan të qartë dhe në tavolinë,

Presidenti i sapo emëruar, pa një përvojë ushtarake dhe politike në 57 orët e ardhshme, pas një sërë konsultimesh me këshilltarët e tij, ka vendosur të nisë sulmet e para ajrore të Shteteve të Bashkuara (SHBA) ndaj regjimit sirian të presidentit Bashar al-Assad, dhe ky është operacioni i parë i tillë në gjashtë vitet e luftës civile siriane.

Ky moment e kishte ndryshuar Trump’in. Mendoj se ai ndjehej si ai nuk kishte zgjidhje tjetër thotë senatori Bob Corker, menjëherë pasi SHBA nisi 59 raketa të tipit ‘Tomahawk’ në bazën ajrore në veri të Sirisë, prej ku edhe ishin nisur sulmet kimike. Të enjten, rreth orës 13:30, në mbledhjen e mbajtur në aeroplan presidencial “Air Force One” Tramp vendosi për skenarin e dytë, që zgjodhi një opsion më pak agresive ushtarak, se sa i pari që parashihte agresion më të madh dhe zbarkim të trupave tokësore në terren të Sirisë

Më shumë

Artikuj të ngjashëm