Sport

Coutinho është i Barcelonës, por ja pse Liverpool shtyn njoftimin (Foto)

Yahoo Sports në versionin e tij të Britanisë së Madhe e ka publikuar si të mirëqënë faktin që Philippe Coutinho do të jetë futbollist i Barcelonës që javën e ardhshme.

Sipas informacionit të raportuar nga gazetari Duncan Castles, as i konfirmuar, por as i përgënjeshtruar në media nga klubi blaugrana, futbollisti Brazilian është informuar tashmë për qëllimin e grupit Fenway Sports Group, pronar i Liverpool.

Referuar të njëjtit burim, Liverpool i ka kërkuar Barcelonës të vonojë zyrtarizimin dhe publikimin e marrëveshjes për blerjen e Coutinho për shumën e 160 milionë euro, përfshirë këtu edhe bonuset, deri në momentin kur “Të Kuqtë” të kenë siguruar blerjen e futbollistit të Monaco, Thomas Lemar.Pikërisht për të realizuar këtë transaksion, klubi nga Anfeild ka ofruar 80 milionë euro dhe Origin në huazim te klubi i principatës, në këmbim të Lemar.

Nëse lajmi për transferimin e Coutinho te Barça do të zyrtarizohej, atëherë kjo do të sillte edhe rritjen e pretendimeve financiare nga ana e Monaco për shitjen e Lemar.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm