Kulture

“Cult.ure”: Shqipëria dhe Italia më afer

Prej dates 28 deri ne 31 korrik nje delegacion shqiptar, ne kuader te projektit “Cult.Ure” implementuar nga organizata “I Binari della Tradizione” ka marr pjese ne 1 vizite ne Komunat e Nord Salentos.

Delegacioni shqiptar perbehej nga Kryqtari I Qarkut Vlore z.Ervis Mocka, Kryetari i Dhomes se Tregetise dhe Industrise z.Arben Breshani,

Keshilltari per kulturen prane Bashkise Vlore z.Aulon Naci, perfaqesues nga fusha e biznesit dhe ndertimit z.Agim Haxhiraj specialistet e Drejtorise Rajonale te Kultures Kombetare Vlore z.Thanas Caci dhe z.Neritan Mehmetaj, President i Qendres Kulturore AULONA z.Sejmen Gjokoli, Drejtoresha e Qendres se Trasferimit te Teknologjive Bujqesore znj.Aulona Veizi, Presidente e Legambiente Vlore/Albania znj.Rezarta Agalliu dhe zv.Presidente e Legambiente Vlore/Albania znj.Sevina Nuhaj.

Diten e pare delegacioni u prit nga Kryetari i Komunes se Guagnano-s z.Dino Sorrento se bashku me keshilltaren per aktivitetet prodhuese znj.Annalisa Sperti.

Pasi u vizitua muzeu i Negroamaro-s, nje nga varietet me te famshme salentine ne mbar boten, delegacioni zhvilloi 1 vizite prane Ndermarrjes Agrare Perroni.Gjate vizites u theksua nevoja e bashkepunimit dhe shkembimit te praktikave ne fushen agrare duke theksuar ketu nevojen e bisneseve per te rinovuar teknologjite prodhuese dhe kultivuese.

Vizita e radhes ishte ne kantinen e veres Moros ku nepermjet 1 mini konference u be e mundur shkembimi i informacionit per varietete e ndryshme te rrushit ne Shqiperi dhe Itali si dhe menyra e promovimit dhe marketimit duke theksuar rendesine e certifikimit dhe autenticitetit te produktit.

Mbremja vijoji me pjesen teatrale INCROCI nga regjizori Lorenzo Bertuccio dhe aktoret Stefania Mellace dhe Davide Strava.

Ne diten e dyte u zhvillua prane ambientit te Teatrit Komunal ne Novoli nje takim me presidentitn e organizates “I Binari della Tradizione z.Antonio Soleti dhe zv presidenten znj.Silvia Grasso dhe presidentin e organizates kulturore ETNOS z.Bledar Torozi.Gjate takimit secili prej anetareve te delegacionit mbajti 1 relacion per situaten aktuale te marredhenieve midis Rajonit te Vlores dhe Rajonit te Puglias si nje nga rajonet me te aferta gjeografikish.Lidhjet e forta spikaten ne fushen e kultures, turizmit, ekonomise, agrobisnesit dhe trash egimise.

Per secilen nga keto fusha u pa mundesia e formimit te urave bashkepunuese per gjenerimin e fondeve dhe zhvillimit ekonomik.

Mbremja vazhdoi me viziten ne Presepen Poliskenike te Salice-s.Diten e fundit, ne perfundim te te gjitha takimeve te parashikuara ne program, u be e mundur firmosja e nje protokolli ad hoc me anetaret e delegacionit shqiptar dhe anetareve te delegacionit prites se Unionit te Komunave te Nord Salento-s.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm