Sport

Çunat e Kombëtares i zë gjumi në…

Çunat e Kombëtares i zë gjumi në avion, loja që iu bën shoku i skuadrës nuk duhet humbur Pas ndeshjes së djeshme ku shpënzuan mjaft energji lojtarët e Kombëtares kanë marrë rrugën e kthimit për në destinacionet e tyre.

Po udhëtimet duket se iu kanë prishur regjimin e gjumit të disa futbollistëve të përfaqësueses shqiptare.

Ndaj disa prej tyre, sapo kanë hipur në avionë, kanë vendosur që të shlyejnë kohën e humbur gjatë udhëtimit.

Mesfushori Amir Abrashi ka vendosur që të “dokumentojë” gjumin e shokëve të skuadrës, duke postuar video të Kukelit e Veselit ndërsa flinin përkrah tij.

Por ai nuk është mjaftuar me kaq pasi u ka punuar  rreng të dy bashkëlojtarëve gjatë këtij udhëtimi. Nuk dihet nëse ka qenë ai që u ka futur letrat në gojë teksa flinin… po me siguri që po.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm