LajmeTe gjitha

Dalin fakte të tjera nga kushtet ekstreme ku jetojnë fëmijët që nuk shikojnë

Pas denoncimit të një dite më parë të kushteve aspak optimale në të cilat jetojnë nxënësit në Institutin shtetëror të fëmijëve që nuk shikojnë, në adresë të emisionit BOOM dhe të disa institucioneve të tjera përfshirë Ministrinë e Arsimit, Drejtoreshën e arsimit parauniversitar, zyrën e Avokatit të Popullit, ka ardhur një reagim ditën e sotme nga Instituti “Ramazan Kabashi” ku thuhet se ka reaguar kolektivi mësues dhe personeli i shërbimit.

Redaksia e emisionit BOOM ka një përgjigje për peticionin e Institutit te nxënësve që nuk shikojnë “Ramazan Kabashi”.

Së pari, stafi i emisionit BOOM do të dëshironte shumë që në këtë reagim të ishin edhe fëmijët, sepse i gjithë investimi ynë njerëzor dhe material ishte për ata fëmijë.

Së dyti, gazetarët e emisionit BOOM nuk mashtrojnë, por duke ditur hermetizimin që ekziston në atë institucion, janë detyruar të maskohen, por jo të mashtrojnë.

Eshtë pjesë e punës së tyre për të nxjerrë të vërtetat, ashtu si është pjesë e punës së institucionit të sigurojë kushtet minimale për fëmijët.

Së treti, pamjet dhe përshkrimet me gojë nuk i ka shpikur BOOM, janë filmuar në institutin tuaj, dhe fjalët kanë dalë nga disa prej atyre që ndoshta mund të kenë hedhur firmën në këtë reagim.

BOOM disponon edhe pamjet reale të pambuluara, mund edhe t’i verifikojë një për një.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për atë që Instituti e quan studente vullnetare.

Sa për plotësim, meqë nuk paskeni arritur të informoheni tamam, përpara kësaj studenteje ka qenë edhe një tjetër. Pra janë tre gazetarë të angazhuar.

Dhe patjetër që pyetjet do bëhen ato që i interesojnë publikut dhe jo ato që ju interesojnë juve.

Së katërti: Ju thoni është thyer, hapur karta e konfidencialitetit që është në fuqi në rregulloren e brendshme. Çfarë është kjo kartë? BOOM do ti drejtohet tani institucioneve më të larta të këtij vendi, që të mësojë se çfarë qenka kjo deklaratë konfidencialiteti: çfarë mbani fshehur ju? Çfarë nuk duhet të mësojnë të tjerët nga një institucion publik? Dhe në fund fare ajo deklaratë është për stafin tuaj dhe jo për stafin e BOOM që ka marrëdhënie vetëm me publikun dhe të vërtetën.

Së pesti: Gazetarët e BOOM kanë paraqitur vetëm faktet. Nëse ju keni fakte të tjera të ndryshme, mirë do ishte t’i kishit paraqitur bashkëlidhur me reagimin dhe përkrah firmave që nuk është aspak e vështirë t’i mbledhësh.

‘Lulekuqët mbi Mure II’, BOOM sjell të tjera fakte

Ndërkohë emisioni investigativ BOOM publikoi sonte problematika të tilla me të cilat përballen 66 nxënës që jetojnë në Institutin për fëmijët e verbër “Ramazan Kabashi”.

Gazetarët e BOOM kanë arritur të provojnë me zë dhe figurë pretendimet e nxënësit, nga i cili mori fill dhe ky investigim që lidhen me mungesën e veshëmbathjeve, mungesën e lavatriçeve dhe tharëseve për rroba, kushtet e vështira higjenike me çarçafë që kanë 6 vjet pa ndërruar, po ashtu dhe krevatët.

Fondi që Ministria e Arsimit jep për këta fëmijë është rreth 500 milion lekë në vit, për 44 punonjës dhe 66 nxënës. Një zë i këtij fondi është dhe blerja e veshjeve për fëmijët çdo vit.

Mirëpo edhe pse jemi në dhjetor, pra ka kaluar gjysma e dimrit, këta fëmijë nuk kanë marrë asnjë veshje nga shkolla.

Sipas punonjëses, këtë vit janë bërë investime në dyer dhe në banja, dhe këtë vit thotë punonjësja e Institutit mund t`i blejmë vetëm ndonjë xhup dhe atlete, ndërsa vitet e tjera i kanë blerë që nga veshmbathjet, nga kostumi sportiv, xhinse, xhupa, atlete e të gjitha.

Gazetarja: Si është kjo pjesa, kanë nevojë për veshje për shembull?

Punonjësja: Po, për veshje ka nevojë. Ne zakonisht vitet e tjera i kemi pas bërë këto…blerjen e veshjeve e bënim me një fond të caktuar nga shkolla.

Mirëpo duke qenë se këtë vit u investua në banjo, në dyer, në shumë gjëra, këtë vit kanë ngelur dhe më duket se do blihet vetëm një xhup dhe një palë atlete.

Zakonisht i blenim komplet veshjet që nga të brendshmet, kostum sportiv, xhinse, xhup, atlete, domethënë të përshtatshme për dimrin.

Gazetarja: Po ju si e keni për shembull, e keni me zëra të veçantë, veshja ka këtë fond.

Punonjësja: Po, po. Fondi vjen nga Ministria e Arsimit.

Gazetarja: Vjen me zëra të veçantë apo e përcaktoni ju çfarë…

Punonjësja: Jo, jo, me zëra të veçantë.

Gazetarja: Po për këtë vit ia keni blerë veshjet?

Punonjësja: Këtë vit, se vitet e tjera jam marrë me këtë pjesë, këtë vit kanë menduar që do blihen vetëm xhupa dhe atlete.

Gazetarja: Nuk janë blera akoma këto ë?

Punjonjësja: Jo,nuk janë blerë akoma.

Gazetarja: Do blihen vetëm xhupa dhe atlete, ndërsa pjesët e tjera të veshjeve, nuk ka mundësi.

Punonjësja: Këta janë nga gjithë Shqipëria dhe kryesisht vijnë nga shtresat më të ulëta social-ekonomike.

Në letrën e tyre fëmijët ankoheshin për çarçafët dhe peshqirat që i kanë shumë të vjetër, dhe punonjëset thonë që kanë 5-6 vjet që nuk janë ndërruar. Na sillni thonë se edhe për peshqira kemi nevojë dhe për të vegjël dhe për të mëdhenj.

Në lavanteri kërkojnë lavatriçe, se nga pesë lavatriçe vetëm njëra punon tamam, dy të tjera punojnë pak, pra vetëm një proces bëjnë, dy të tjera janë bërë relike.

Dhe tharëse rrobash ka vetëm 1, një është e prishur dhe për 66 fëmijë që lahen rrobat është shumë e vështirë.

Punonjësja: Çarçafët e fëmijëve nuk janë ndryshuar. Kanë të paktën gjashtë vite që kur kam ardhur unë.

Gazetarja: Gjashtë vite me një palë çarçafë?

Punonjësja: Jo, ka disa palë, por nuk janë bërë të rinj.Edhe kjo është një nevojë që është shumë e domosdoshme të paktën për syrin tonë. Çarçafët janë imediatë, sidomos dhe për pjesën e dimrit që vjen tani.

Punonjësja: Edhe ndonjë komplet çarçafësh. Kanë pesë vjet që i kemi blerë. Peshqirat janë….

Gazetarja: Peshqira? Sa, 60 peshqira?

Punonjësja: 60 peshqira, një komplet.

Gazetarja: Mungojnë të vegjël apo të mëdhenj?

Punonjësja: Të vegjël.

Punonjësja: Të mëdhenj moj më mirë.

Punonjësja. Edhe të mëdhenj.Tani ne kemi nevojë dhe për të vegjël dhe për të mëdhenj.

Gazetarja: Si jeni me gjendjen e lavatriçeve.

Punonjësja: Po me thënë të drejtën,duhet lavatriçe se këtu punohet pa pushim. Tharëse. Dhe lavatriçe na duhet patjetër njëherë po dhe tharëse mirë do ishte.

Gazetarja: Sa lavatriçe keni ju që duhet të punoni me sa kapacitet?

Punonjësja: Po lavatriçe duhen se janë 60 nxënës.

Gazetarja: Kush është me e rëndësishme, lavatriçja apo tharësja?

Punonjësja: Po edhe tharësja është e rëndësishme, po edhe lavatriçja. Këto i kam të prishura unë ta dish, sa për dijeni. Janë dy të prishura, vetëm tre kam. Njëra bën gërr, tjetra bën kështu, ke frikë ti vësh.

Gazetarja: Kush punon nga këto?

Punonjësja: Kjo punon, e kemi modifikuar njëçik kështu. Kjo me zor na bën shtrydhjen. Këto janë të prishura

zemra ime.

Historia e krevateve është shumë e lezetshme në këtë Institut, tre herë brenda vitit i kanë ndërruar. Kishin njëherë disa krevatë metalikë, shumë të mirë thotë punonjësja.

Punonjësja: Këto kanë qenë krevatet, në fakt nuk kanë qenë të vjetër, kanë qenë shumë të mirë dhe shumë të rehatshëm, që ka ardhur nga një fondacion, Diagonia, edhe ngaqë erdhën ato të mirat, këto kanë dalë këtu tani.

Gazetarja: Ato i dhuroi dikush tjetër?

Punonjësja: Tika i dhuroi këto.Këta janë të gjithë funksionalë dhe janë të gjithë shumë të fortë.

Gazetarja: Po pse nuk i pëlqenin fëmijët këto?Pse i hoqët?

Punonjësja: Po Nëndrejtori.

Gazetarja: Apo ishin dy katsh?

Punonjësja: Jo s`ishin dy katsh. Në fakt ne na erdhën dy katsh nga Tika dhe i kthyem mbrapsht.

Kam qenë unë që e kam bërë problem. Se një fëmijë që nuk shikonte nuk mund të flejë në katin e dytë se mund të binte edhe bëmë një luftë shumë të madhe që ti kthenim gjithë krevatet mprapsht dhe të vinin kështu siç erdhën.E kupton.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm