Showbiz

Dasma super luksoze shqiptare, gjakovari thotë se i kushtoi 100 mijë euro (Foto/Video)

Dasma është dita më e veçantë e një çifti, por të shpenzosh 100 mijë euro për një dasmë, kjo është diçka e rrallë në Kosovë.

Një shumë të tillë ka shpenzuar familja Dedaj nga Gjakova.

Dedë Dedaj i cili punon dhe jeton në Zvicër, për ditën e tij të kurorëzimit kishte vendosur që nusen e tij ta merrte me helikopter.

Prej transportit tokësor ishin limuzinat që ishin 11 sosh, vetura luksoze e markës “Maserati”.

“Kosto e dasmës shkon mbi 100.000 euro apo franga” kishte thënë dhëndri nga Helikopteri.

Ai bashkë me familjen e tij ka mbi 30 vjet që jeton në Zvicër, dhe si më i vogli i familjes ka zgjedhur që dasmën ta bëj në mënyrën më luksoze të mundshme. Për më shumë shihni videon më poshtë.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm