Sport

Deklarata e Shaqirit pas super-golit (Video)

Xherdan Shaqiri ka komentuar pas ndeshjes supergolin e shënuar ndaj Hull Cityt në fitoren 3:1 të Stoke Cityt.

 Sipas tij, e majta e tij e fortë bëri që topi të përfundojë në rrjetë.

“Ishte një gol i bukur, goditje e bukur dhe jam shumë i lumtur që shënova një gol të tillë dhe sa herë shënon gola të tillë janë të rëndësishëm dhe të bëjnë të ndihesh mirë, sidomos kur skuadra fiton. Më e rëndësishma për mua është kur unë shënojë dhe skuadra fiton”, tha Shaqiri për ndeshjes.

I pyetur nëse e vërjeti që portieri kishte dalë paksa nga porta a shtoi: “Kam të majtën e mirë, kam shënuar gola të shumtë të tillë, kjo është e majta e imja dhe sot e provova dhe shënova. Mundohem ta provojë çdo herë”, përfundoi ai.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm