Sport

Dembele flet për Barcelonën! Ja cfarë thot

Futbollisti i Borussia Dortmund, Ousmane Dembele, 20 vjeç, tha se është një kënaqësi që emri i tij shfaqet në mesin e lojtarëve që i do Barcelona, për t’i shtuar në skuadrën e saj në sezonin e ardhshëm, pas largimit të Neymar Jr drejt PSG-së, duke pranuar se “çdo lojtar do të donte për të luajtur me një klub si Barcelona.Unë jam njohur përmes shtypit për interesimin e Barcelonës, një klubi kaq të madh, sa të gjithë lojtarët do të donin për të luajtur në një ekip të tillë.

Është një kënaqësi për ta parë emrin në listën e lojtarëve që i do ky klub, por le të shikojmë se çfarë do të ndodhë me qetësi” – tha Dembele në një intervistë me kanalin televiziv “Goal”. Përveç kësaj, lojtari francez foli edhe për Neymar Jr, që u transferua për shumën rekord të 222 milionë eurove te PSG, duke deklaruar: “Jam i befasuar që u largua nga Barcelona, ​​por ka arsyet e tij”. Dembele ka kontratë me Borussia Dortmundin deri më 2021.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm