Sport

Dembele: Nuk më intereson Topi i Artë, dua të fitoj gjithçka me Barcën

Ousmane Dembele ka treguar objektivat se çfarë dëshiron të fitojë me Barcelonën

Përforcimi më i shtrenjtë në histori të Barcelonës, Ousmane Dembele synon të fitojë gjithçka me skuadrën nga Camp Nou.

Francezi, i cili u transferua nga Borussia Dortmund në Barcelonë për 105 milionë euro, thotë se nuk i intereson Topi i Artë.

“Topi i Artë nuk është ëndrra ime as qëllimi im.

Kam ardhur këtu për të luajtur me më të mirët në botë në Barça dhe për të fituar tituj “, ka deklaruar ai.

“Barça është një klub i madh dhe unë dua të fitoj La Ligën dhe Ligën e Kampionëve.

Triumfi në këto grat do të ishte i  mrekullueshëm”, ka theksuar ai.

Show More

Related Articles