Lajme

Denoncimi: Djali im mbahet në burg për aksident pa plagosje, kurse deputeti vret dhe lirohet

Babai i një djali që është përfshirë në një aksident të lehtë denoncon atë që e cilëson si padrejtësi, pas lirimit të Aqif Rakipit, deputetit që aksidentoi për vdekje një qytetar në autostradë.

Gjovalin Dedaj thotë për “Panorama” se i biri i tij mbahet në burg për një aksident të lehtë, ndërsa deputeti lirohet edhe pse “vret” sipas tij.

Djali i tij, Gledis Dedaj, 26-vjeç, ka aksidentuar me makinën e tij drejtuesin e një motori, por edhe pse ai nuk ishte i dehur dhe nuk ka qene me shpejtësi të lartë, mbahet në burg.

Sipas tij, oficeri i policisë gjyqësore ende nuk ka dorëzuar dokumentin në Prokurori dhe për ironi të fatit, në procesverbalin e ndalimit, shkruan se ndalimi i Gledis Dedajt është bërë në orën 16:00, kur fare mirë dihet se ai është ndaluar në orën 11:10 dhe këtë fakt e vërtetojnë kamerat e komisariatit.

Prej 24 orësh, Dedaj qëndron në mjediset e Drejtorisë së Tiranës, ndërsa eksperti ende nuk ka dërguar aktin e ekspertimit në Prokurori, ndërsa kujtojmë se deputetit Aqif Rakipi, i cili aksidentoi për vdekje një kalimtar, akt-eskpertiza dhe çdo procedurë e nevojshme u bë brenda një ore të vetme.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm