Lajme

Detaje të aksidentit rrugor

Automjeti del nga rruga si pasojë e lagështirës

Zbardhen detaje të aksidentit rrugor në aksin rrugor Sarandë-Gjirokastër. Konkretisht në aksin rrugor Sarandë-Qafë Muzinë në vendin e quajtur ”Kthesat e Bistricës”, një automjet fugon tip ”Mercedes Benz”, ka dalë nga rruga.

Shërbimet e Policisë së Qarkullimit Rrugor kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë konstatuar mjetin ”Mercedes Benz” me drejtues mjeti S.P., 50 vjeç, banues në Tiranë së bashku me një tjetër i cili ishte pasagjer, si pasojë e lagështirës së rrugës, kanë humbur kontrollin e mjetit dhe kanë dalë nga rruga. Të dy personat janë në gjendje të mirë shëndetësore!

Lëvizja e qarkullimit të automjeteve në këtë aks rrugor vazhdon normalisht dhe pa probleme. Ndërsa drejtuesit e mjeteve janë apeluar për kujdes nga lagështira në rrugë  gjatë lëvizjes së tyre në këto akse rrugore.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm