Lajme

Deti nxjerr të mbytur një person në plazhin e Golemit

Një tjetër person ka humbur jetën në det, mesditën e sotme në plazhin e Golemit.

Sipas burimeve nga policia, rreth orës 14:23, në Numrin e Emergjencave 112 ka ardhur një telefonatë për një person të mbytur në plazhin e Golemit.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulance dhe nga verifikimet paraprake ka rezultuar se në plazhin e Golemit, deti ka nxjerrë të mbytur një person me inicialet F. A., 69 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm