Lajme

Dhuna në familje: Tri gra denoncojnë burrat dhe kërkojnë urdhër mbrojtje

Vazhdojnë denoncimet për dhunë në familje.

Tri gra nga qyteti i Durrësit i janë drejtuar policisë për të denoncuar dhunën e ushtruar ndaj tyre prej bashkëshortëve, si dhe për të kërkuar urdhër mbrojtjeje.

Sipas burimeve nga policia, për të tria rastet u plotësuan kërkesë – paditë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme ndaj tyre si dhe kanë nisur procedimet për burrat dhunues.

Njoftimi zyrtar i policisë:

“Më datë 03.09.2017, u plotësua kërkesë – padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen V. B., vjeç 48, banuese në Durrës, pasi dyshohet se bashkëshorti F. B., vjeç 53, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare.

Më datë 03.09.2017, u plotësua kërkesë – padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen M. Xh. vjeç 48, banuese në Durrës, pasi dyshohet se bashkëshorti F. Xh., vjeç 43, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare.

Më datë 03.09.2017, u plotësua kërkesë – padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen E. S., vjeç 31, pasi dyshohet se bashkëshorti B. S, vjeç 32, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Show More

Related Articles