Lajme

Djali të cilin Vucic e quajti pijanec dhe dhunues është aktor

Djaloshi për të cilin kryetari i Serbisë Aleksandar Vucic ka thënë se ka tentuar të krijojë “incidentet më të rënda të mundshme” gjatë ditës së betimit të tij si kryetar i shtetit, është aktor, 

Vucic mbante në dorë fotografinë e tij duke pirë, por djaloshi publikoi në profilin e tij në facebook se fotografinë të cilën Vucic ia tregoi gazetarëve – është thjesht incizim i një pjese teatrale.

Vucic dje dënoi protestat kundër tij të cilat u organizuan ditën kur ai e mori zyrtarisht detyrën e kryetarit të Serbisë, por jo edhe veprimet brutale të sigurimit ndaj njerëzve për të cilët tha se kanë provokuar para kuvendit të Serbisë.

“Ky është njëri prej dhunuesve të DOS’it i cili atë ditë ishte nëpër rrugë dhe ka provokuar dhe ka tentuar të shkaktojë incidente më të rënda të mundshme”, ka thënë Vucic duke e mbajtur një foto të djaloshit duke pirë alkool.

Marko Radosavljevic, djaloshi nga fotografia, në profilin e vet ka theksuar se Vucic e ka përdorur fotografinë e tij nga një shfaqje teatrale ku ai ka luajtur rolin e pijanecit”, duke e paraqitur si “të papërshtatshëm”, transmeton gazetametro.net

Në profilin e tij u publikua edhe albumi i fotografive nga ajo shfaqje në të cilën ai e ka luajtur këtë rol.

Në fotografitë e publikuara nëpër medie nga protestat nëpër Beograd kundër Vucic’it, shihet se si sigurimi i SNS praktikisht i kap për fyti njerëzit duke përdorur dhunë ndaj qytetarëve dhe gazetarëve

Show More

Related Articles