Sport

Dortmundi me komunikatë zyrtare për Dembelen (Foto)

Ousmane Dembele është suspenduar deri në fundjavë, pas vendimit për t’u mos u paraqitur në stërvitje.

Ousmane Dembele nuk është paraqitur në stërvitjet e sotme të Borussia Dortmundit dhe kjo ka rritur spekulimet për një largim të mundshëm nga Bundesliga.

Talenti francez po kërkohet me ngulm nga Barcelona dhe pas mungesës në stërvitje, gjërat janë qartësuar edhe më shumë, se lojtari dëshiron një lëvizje në “Camp Nou”.

Kjo ka shtyrë drejtuesit e klubit gjerman që ta pezullojnë lojtarin deri pas ndeshjes në Kupë në vikend, i cili nuk ka të drejtë të stërvitet me pjesën tjetër të skuadrës.

“Ousmane Dembélé ka munguar në stërvitjen e së enjtes dhe ne do të marrim masa për këtë vendim të tij”, tha drejtori sportiv, Michael Zorc.

“Në diskutim me trajnerin dhe gjitha palët, kemi marrë vendim që ai të pezullohet dhe nuk do të ketë të drejtë të marrë pjesë në trajnime deri pas ndeshjes në Kupë”, shtoi ai.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm