Lajme

Dy makina përfshihen nga flakët në Vlorë (Foto)

NJOFTIMI I POLICISE VLORE

Më datë 07.09.2017, rreth orës 03:35, në Sallën Operative Vlorë ka ardhur një telefonatë se në aksin rrugor Skelë-Ujë i Ftohtë, në Lungomare janë djegur dy automjete.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar pjesërisht të djegur në pjesën e përparme, dy automjete të parkuara, një tip “ Mercedes Benz”, në pronësi të shtetasit F.D., dhe mjetin tip “Opel”, në pronësi të shtetasit E.R..

Nga djegia e automjeteve nuk ka persona të lënduar.

Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se vatra e zjarrit është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në mjetin Benz të sapo parkuar në të cilin ka qenë prezent edhe drejuesi i tij dhe për pasojë ka marrë flakë edhe mjeti tjetër i parkuar.

Show More

Related Articles