Lajme

Dy vlonjatët arrestohen duke pritur 100 mijë eurot e gjobës (Emrat)

Vlorë. Policia parandalon përshkallëzimin e një rasti të gjobëvënies me pasoja për jetën. Kërcënojnë me jetë në rast se nuk do paguante një shumë prej 100.000 euro, (gjobëvënie), por arrestohen nga Policia gjatë pritjes për të marrë shumën e parave të kërkuara.

Specialistët e Seksionit të Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, duke përdorur metodat speciale të hetimit si edhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, më datë 12.08.2017, në fshatin Qishbardhë kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasve:

– Endri Beqiraj, 28 vjeç, banues në Vlorë.

– Julo Rrokaj, 25 vjeç, banues në Vlorë.

Të dy këta shtetas prej disa muajsh kanë kërcënuar me anë të telefonit, shtetasin Sh.S., 46 vjeç, banues në Vlorë, që t’u jepte një sasi vlerash monetare prej 100.000 Euro.

Ditët e fundit këta shtetas e kanë kërcënuar edhe me jetë në rast se nuk do të jepte shumën e kërkuar. Konflikti mes Endrit dhe shtetasit Sh.S, për motive të dobëta.

Materialet u referuan në Prokurori në ngarkim të tyre për veprën penale “ Shtërngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 109/b/25 i Kodit Penal.

 

Më shumë

Artikuj të ngjashëm