Teknologji

Dyluftime robotësh në Kinë (Video)

Gara e dyluftimit mes robotëve ishte pjesë e Konferencës botërore të makinave inteligjente ne Pekin, ku pjesëmarrësit kanë sjellë me vete robotët e tyre, të përgatitur për betejë ndërsa për arme kanë shpresën e fitores.

333 ekipe nga i gjithë vendi përfaqësohen në konference dhe adhuruesit e teknologjisë nuk kanë mundur veçse të admirojnë arritjet e tyre.

“Ne i kontrollojmë, por deri në një pikë ama, sepse ai e përcakton vetë pozicionin e tij në skene falë sensorëve dhe urdhrat i zbaton në varësi të situatës.

Të gjitha këto vihen në jetë përmes kodeve”, shpjegon Wang Jiahui, një prej fituesve.

Eventi u pasua nga gara te tjera si ajo e dronëve apo dizajni me i mirë rinor.

Kina vazhdon të mbetet tregu më i madh i robotëve industriale.

Kërkesa për produkte të tilla, këto kohë, nuk po njeh veçse rritje.

Show More

Related Articles