Kuriozitete

E gjithë familja e nderuar me çmimin Nobël

Marie Curie, e lindur Sklodoëska është gruaja e parë që ka fituar Nobel në histori.

Curie ka marrë çmimin Nobel në Fizikë në vitin 1903 së bashku me bashkëshortin Pierre Curie dhe çmimin Nobel në Kimi në vitin 1911.

Një fakt që nuk e dini është se edhe dy vajzat e tyre, Eve dhe Irene e kanë vazhduar traditën e çmimeve Nobel.

Irene, vajza e madhe e Marie dhe Pierre Curie ia dedikoi jetën shkencës.

Irene Joliot – Curie u nderua me çmimin Nobel në Kimi së bashku me të shoqin Frédéric Joliot – Curie në vitin 1935.

Irene dhe Frederic patën dy fëmijë, gjithashtu shkencëtarë në zë, Helene, fizikane dhe Pierre, me emrin e gjyshit, biokimist.

Eve, vajza e vogël, Eve ka pasur një kontakt të rëndësishëm me çmim Nobel.

Eve u bë pianiste, gazetare dhe diplomate. Gjithashtu, punoi në Greqi me United Nations Children’s Fund, UNICEF, ku i shoqi Henry Richardson Labouisse, Jr. ishte drejtor ekzekutiv.

Në vitin 1965, organizata u nderua me çmimin Nobel për Paqe.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm