Kuriozitete

E keni stomakun bosh? ja ushqimet që duhet dhe nuk duhet të hani

Kur stomaku është bosh, ai reagon në mënyra të ndryshme ndaj ushqimeve të caktuara.

Disa ushqime nuk mund të hahen nëse e keni stomakun bosh pasi mund të shkaktojnë diarre, dhimbje stomaku dhe shqetësime të tjera.

Ja cilat janë ato:

Mësoni se cilat ushqime duhet dhe nuk duhet të konsumoni me stomakun bosh:

Domatet.

Ngrënia e domateve me stomakun bosh rrit aciditetin e tij dhe shkakton ulçerën.

Kafeja.

Pirja e kafesë apo çjajit me stomakun bosh mund të shkaktojë përzierje.

Gjithashtu, ajo mund të nxisë aciditetin e lartë të stomakut.

Qitro (fruta të ngjashëm me të).

Portokalli, limoni dhe qitro mund të shkaktojnë shumë probleme te njerëzit me inflamacion të ulët në ezofag.

Pijet me sheqer.

Pijet me sheqer, përfshirë lëngjet nxisin dëshirën për të ngrënë.

Kosi.

Kosi përmban shumë acid dhe i bën shumë keq stomakut nëse e përdorni në mëngjes.

Ja cilat janë ushqimet që duhet të konsumoni kur e keni stomakun bosh:

Vezët.

Studimet tregojnë se ngrënia e vezës në mëngjes redukton kaloritë. Mund t’i hani të skuqura ose të ziera.

Tërshëra.

Tërshëra është përbërësi perfekt për mëngjes, i cili mbron murin e stomakut nga aciditeti.

Shalqiri.

Shalqiri përmban shumë ujë dhe është një hidratues perfekt. Ai përmban likopene që janë të mira për zemrën, lëkurën dhe gjakun.

Boronicat.

Boronicat janë të mrekullueshme për mëngjes.

Ata nxisin funksionimin e metabolizmit, rregullojnë presionin e gjakut dhe përmirsojnë kujtesën.

Arrat.

Arrat ulin rriskun e shfaqjes së ulçerës sepse normalizojnë nivelin e pH në stomak.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm