Lifestyle

E pabesueshme! Ja çfarë ndodh nëse nuk e konsumoni sheqerin

Sheqernat natyrale që gjenden në pemë, qumësht dhe ushqime të tjera nuk janë të dëmshme, janë të shëndetshëm dhe përmes këtyre ushqimeve mund t’i konsumoni pa kufizime.

Mirëpo, sheqernat e rafinuara janë rrezik potencial.

Me hedhjen e sheqerit nga ushqimi mund ta përmirësoni në mënyrë drastike shëndetin tuaj.

PESHA TRUPORE DO TË STABILIZOHET

Varësia ndaj sheqerit është reale. Sa më shumë ta konsumoni, aq më shumë do ta dëshironi.

Nëse e hiqni qafe nga menyja, trupi do t’ju jetë gjithmonë falënderues, sepse nuk keni pse të luftoni me kaloritë e padëshiruara.

DO TË KENI MË SHUMË ENERGJI

Kur jemi të lodhur, shpesh konsumojmë ushqime ose pije energjike që përmbajnë sasi të madhe të sheqerit, sepse dëshirojmë që të “zgjohemi” shpejt.

Në fakt, gjithë sheqeri që e konsumojmë bllokon aftësinë e trupit tonë që nivelin e energjisë ta mbani në sasi normale. Kur të jeni të lodhur, mos u përcaktoni për çokollatat apo pijet me shumë kafeinë dhe sheqer. Në këtë mënyrë, në gjakrrjedhje dërgoni shumë sheqer, prandaj edhe ndiheni të lodhur.

LËKURA DO TË JETË MË E SHËNDETSHME

Nuk është fshehtësi se sheqeri përkeqëson puçrrat dhe njollat, e shpeshherë edhe i shkakton ato. Nëse nuk mund t’i hiqni qafe me preparate, eliminoni sheqerin nga ushqimit.

Show More

Related Articles