Kuriozitete

E rrallë! Humbet gishtërinjtë e dorës dhe i zëvendëson me të këmbës

Një 55 – vjeçar nga Kent, babai i tre fëmijëve, humbi thuajse të gjithë dorën në një aksident të rëndë në punë, por ka mësuar të përdorë gishtërinjtë e këmbës për të kryer një veprimtari normale.

55 – vjeçari kishte frikë se do të mbetej përgjithmonë i paaftë pasi humbi të gjithë gishtat e dorës së djathtë.

Por falë kirurgjisë ai ka hequr 3 gishta nga këmba duke i vënë në dorën së tij të djathtë.

Pas shumë kohe praktikë, ai shprehet se thuajse nuk e ndjen mungesën e gishtave të tjerë, pasi kryen çdo punë falë tre gishtave të këmbës në dorën e tij të djathtë.

Jeta e 55-vjeçarit ndryshoi përgjithmonë kur ish – menaxheri i fabrikës i vendosi dorën në një makineri për përzierjen e energjisë, e cila kishte mbetur e pambrojtur, rreth 17 vite më parë.

Makineria rrotulluese, e cila ishte aq e fuqishme sa një kositëse bari, i ka prerë gishtat Payton –it dhe si pasojë, ai ndërmori një operacion për të zëvendësuar gishtat e dorës me ato të këmbës.

Show More

Related Articles