Lajme

E sjellin nga Italia në Shqipëri për ta bërë prostitutë (Emri)

Oficerët e Seksionit për Hetimin e Trafikut të paligjshëm pranë Sektorit për Krimin e Organizuar pranë Policisë së Tiranës, kanë bërë të mundur arrestimin e Bardhok Prengës, 46 vjeç, banues në Tiranë.

Ndërkohë janë shpallur në kërkim policor:

– M.Gj., 46 vjeç, banues në Tiranë.

– M.B., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Ndalimi i këtij personi është bërë i mundur pasi vajza 23 vjeçe ka bërë kallëzim në ambientet e Policisë së Tiranës ndaj Bardhok Prengës, 46 vjeç,  M. B., 31 vjeç  dhe M. Gj, 46 vjeç të cilët e kanë trafikuar nga Italia në Shqipëri me qëllim shfrytëzimi për prostitucion.

Materialet janë referuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për  veprën penale “Trafikim i personave të rritur”.

Show More

Related Articles