Lajme

E vrasin rumunin për një Rolex falso

Mediat italiane flasin për një njgjaje qe ka shokuar Italin dy shqiptarë e sulmuan vetëm për t’i vjedhur një orë Rolex.

30-vjeçar rumun doli nga supermarketi me të fejuarën 37-vjeçare, ndërsa vjedhësit janë dy shqiptarë 48 dhe 25 vjeç. Sulmi ndodhi të hënën në mbrëmje në Montecatini, një provincë në Pistoia, ndërsa burri po ecte i qetë në trotuar.

Dy shqiptarët e kanë kapur në befasi, e kanë goditur dhe rrahur. Për t’i grabitur orën, një nga dy shqiptarët, kur kuptoi se ora ishte falso, ia hodhën përsipër.

Gjithashtu para se të iknin, ata kanë  goditur edhe të fejuarën e tij, por arratia e tyre zgjati më pak se 4 orë. Të dy hajdutët në fakt u arrestuan nga agjentët e komisariatit të Montecatini. Viktima u shtrua në spital me lëndime të forta në vesh dhe në trup për 6 ditë.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm