LajmeTe gjitha

EKSKLUZIVE/”Fax News” filmon se çfarë po ndodh në Butrint, shtresat e betonit s’kanë të ndalur (Video)

Shtresat e betonit s’kanë të ndalur në Butrint duke thelluar edhe më shumë skandalin.  ”Fax News” arrin të depërtojë në Parkun e Butrintit duke filmuar vetëm dje pasdite se çfarë po vazhdon të ndodhë.

As seanca dëgjimore me ministren e Kulturës Mirela Kumbaro, e cila është përgjegjëse për skandalin, nuk i ka dhënë fund betonizimit të parkut që sjell 1 milionë euro të ardhura në vit nga vizitorët.

Siç shihet nga pamjet ekskluzive, puna jo vetëm që nuk është ndalur, por vazhdon me betonizimin sipas planit të aprovuar me lejen e ministres.

Para dy ditësh një gazetar u ndalua të futej në park, me urdhër të Kumbaros, por dje, ”Fax News” ka mundur të filmojë gjithçka. Edhe pse punonjësit në objekt tentojnë të mos lejojnë filmimin, siç e tregojnë pamjet, është e qartë që s’ka asnjë kthim pas të Kumbaros.

Kumbaro tha se gjithçka po realizohet me vendim të UNESCO-s, institucion që e përgënjeshtroi më pas atë

Ky është një nga skandalet më të mëdha ndodhur mbi trashëgiminë shqiptare. Objekti është deklaruar publikisht se do të funksionojë si lokal dhe dyqan suveniresh.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm